Mijalkov mungoi në gjykatë, ka ndëruar vendbanim

Maqedonia

Mijalkov mungoi në gjykatë, ka ndëruar vendbanim

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:36
Sasho Mijalkov

Sasho Mijalkov sot nuk u paraqit në gjykatë si i akuzuar për keqtrajtimin e Lube Boshkovskit. Gjykata Penale nuk është e informuar nëse ish shefi i policisë sekrete e ka pranuar ftesën për seancën e caktuar, në adresën që figuron në letërnjoftimin e Mijalkovit ose në rrugën “Naroden Front” në Kapishtec.

Avokati i tij, Lubço Shvërgovski tha se Mijalkovi nuk jeton në atë adresë, por diku nën ish hotelin “Panorama” në Vodno. Nuk e dinte adresën e saktë, por premtoi se të hënën do ta informojë gjykatën për vendbanimin e ri. Ndërsa prokurorja speciale kërkoi që gjykata ftesën për seancën e ardhshme më 7 maj personalisht t’ia dorëzojë Mijalkovit ditën e enjte, kur ai paraqitet në gjykatë për shkak të masave të sigurisë që janë shqiptuar ndaj tij. Sot në seancë, Mijalkov ishte i vetmi që mungoi.

Ivica Ançevski-Puki dhe pesë pjesëtarët tjerë të njësitit “Alfa” dhe Lube Boshkovski ishin në seancë. Mënyra se si ishte arrestuar Boshkovski një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011, përmendet edhe në një pjesë të bisedave të përgjuara të Speciales që do të jenë prova gjatë këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat