OBRM-PDUKM: LSDM gënjyen se do të zvogëlojnë numrin e ministrave nga 26 në 20

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM gënjyen se do të zvogëlojnë numrin e ministrave nga 26 në 20

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:42
OBRM-PDUKM

Në një konferencë për shtyp, nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM rikujtuan premtimin e partisë në pushtet LSDM se në rast se me mer udhëheqjen e shtetit do të ulë numrin e ministrave në kabinetin qeveritar nga 26 në 20, gjë që nuk e realizuan dhe numri i ministrave ka mbetur i njejtë.

“LSDM para qytetarëve gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe në programin e tyre u zotuan se numri i ministrave në Qeverinë e tyre do të jetë 20, duke premtuar se ai numër edhe më tej do të ulet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM poashtu thonë se qytetarët gjithë kohës kanë ndëgjuar premtime se nëse LSDM mer udhëheqjen e shtetit, do të bëjë qeverisje të ndërgjegjshme dhe nuk do t’i harxhojë paratë e qytetarëve për numër të madh të ministrave dhe numër të madh të stafit të kabineteve ministrore, por në realitet numri i ministrave është i njejtë, ndërsa stafi i kabineteve të ministrive është i shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat