Akuza për punë joprofesionale në MPB, ministri Spasovski akuzohet për emërime pa arsim përkatës

Maqedonia

Akuza për punë joprofesionale në MPB, ministri Spasovski akuzohet për emërime pa arsim përkatës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:45
Oliver Spasovski

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski nëpërmjet urdhërave dhe pa konkurs zyrtar ka emëruar persona në vende pune për të cilat nuk i plotësojnë kushtet ligjore, gjegjësisht nuk kanë arsimin e nevojshëm, akuzoi Antonio Sanev, ish kreu i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar në Sektorin për Bashkimin Evropiane pranë MPB-së.

“Kjo gjendje vlen për të gjithë Ministrinë, nuk shpallen konkurse për vendet e lira të punës, vetë ministri emëron persona pa arsim përkatës. Persona me arsim të mesëm emërohen shef të departamenteve”, thotë Sanev.

Për rastin konkret ai ka dërguar ankesë deri te ministri Spasovski dhe kontrolli i brendshëm i MPB-së ku është konstatuar dhe vërtetuar se persona të caktuar kryejnë funksione për të cilat nuk kanë arsim përkatës, por përkundër kësaj sektori për kontroll të brendshëm nuk ka ndëmarrë asgjë duke thënë se nuk janë kompetent për të vepruar në lidhje me vendimet e ministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat