Gjykata e refuzoi kërkesën e mbrojtjes në lëndën “Toplik” për përjashtimin e këshillit gjyqësor

Maqedonia

Gjykata e refuzoi kërkesën e mbrojtjes në lëndën “Toplik” për përjashtimin e këshillit gjyqësor

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Në seancën e sotme për lëndën “Toplik”, në Gjykatën Penale u refuzua kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarve për përjashtimin e këshillit gjyqësor.

Avokati Elenko Milanov e njoftoi gjykatën se do të parashtrojë kërkesë për shkarkimin e këshillit gjyqësor. Këtë e arsyetoi me deklaratën e prokurores publike speciale Katica Janeva në TV24  se ka audio incizime nga kjo gjykatë dhe do të kërkojë të prononcohet nëse ndonjëri prej gjykatësve në këshillin gjyqësor për këtë lëndë është i përfshirë në këto audio incizime. Sipas tij nëse gjendet në dokumentacion për përgjim ata nuk mundet dhe nuk duhet të marrin pjesë dhe të vendosin për këtë lëndë.

Në seancë ishte prezent edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Jankieski i cili së bashku edhe me pesë persona të tjerë janë akuzuar për lëndën “Toplik” për shitjen e parcelës ndërtimore në Sposhte të Shkupit.

Janakieski sërish kërkoi para se të fillojë debati kryesor gjykata ta shtyjë seancën e sotme dhe gjykata t’u dorëzojë ce-de komplete nga seanca paraprake që të mund të kenë qasje me qëllim që ta krahasojnë procesverbalin e shkruar me audio regjistrimin dhe ta konfirmojnë saktësinë e stenogramit për të cilin dyshojnë se është i saktë dhe do të dilnin vërejtje.

Gjykata e refuzoi propozimin si të pabazë sepse veçmë u është dhënë procesverbal në formë të shkruar. Gjykata e merr për sipër t’u dorëzojë ce-de dhe theksoi se gjithsesi mbrojtja do të ketë të drejtë të negociojë për përmbajtjen e saj.

Si e pabazë u refuzua edhe kërkesa për veçimin e audio dëshmive nga dëshmitë me shkrim për lëndën, si dëshmi të marra në mënyrë joligjore.

Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka formuar Komision për oferta publike të cilin e urdhëroi të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit  “San siti” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të shkëputjes së marrëveshjes për fajin e Ministrisë,  ky organ shtetëror është obliguar  personit juridik të “San siti” t’i paguajë borxh dhe kamatëvonesë në vlerë prej një milion euro.

Seanca paraprake për “Toplik” ishte shtyrë për shkak se i akuzuari Dimitar Dimovski është i sëmurë, për çfarë avokati i tij dorëzoi raport mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat