Miratohet Deklarata për përforcim të bashkëpunimit rajonal në kulturë

Maqedonia

Miratohet Deklarata për përforcim të bashkëpunimit rajonal në kulturë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 17:21
Këshilli i ministrave për kulturë i Evropës Juglindore

Këshilli i ministrave për kulturë i Evropës Juglindore në konferencën e katërt në Sarajevë, në të cilën po merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, miratoi Deklaratë për përforcim të bashkëpunimit rajonal.

Minsitri Allagjozovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka propozuar edhe inkuadrim më të drejtpërdrejt të kulturës në Procesin e Berlinit dhe formim të fondit rajonal, sipas shembullit të Këshillit nordik të ministrave ose Fondit të Vishegradit.

Allagjozovski, në fjalimin e tij, e ka shprehur mbështetjen e sinqertë të Maqedonisë për Deklaratën dhe angazhimin e fuqishëm për avancim dhe intensifikim të bashkëpunimit rajonal.
“Qasja e këtillë e sinkronizuar e organizatave ndërkombëtare dhe iniciativave rajonale me strategjitë dhe politikat kombëtare lidhur me sfidat e reja, me të cilat ballafaqohet kultura dhe sektori kulturor, janë me rëndësi të madhe për krijim të parakushteve dhe kushteve, të cilat do të mundësojnë realizim dhe qëndrueshmëri të iniciativave dhe projekteve të reja me vlera evropiane dhe universale”, ka theksuar Allagjozovski.

Ka theksuar se rajoni para shumë kohësh është i përgatitur që të krijojë strukturë organizative për mbështetje me qëllim që institucioneve, organizatave dhe operatorëve tanë t’u mundësohet mbështetje e vazhdueshme dhe strategjike.

“Fond, i cili do të kishte në linjat e saj të mbështetjes edhe sektorët kulturor dhe kreativ, dhe iniciativat e pavarura dhe prodhimet bashkëkohore mediale, si filma, TV seri dhe emisione. Ne tanimë jemi pjesë të strukturave të ndryshme, që e përfshijnë rajonin, si Traduki, Forumin e kulturave sllovene, rrjetin e pavarur Kooperativa, platformën e përmendur 16+1. Ka ardhur koha që të mundësojmë mekanizëm të qëndrueshëm, i cili do të kontribuojë për zhvillim të projekteve bashkëpunuese multilaterale në rajon. Kjo iniciativë do të jetë e suksesshme, vetëm në qoftë se e fitojmë mbështetjen nga ju, vendet-anëtare të BE-së në këtë platformë rajonale, për shkak se në këtë proces mund të na ndihmojnë ata të cilët janë më afër nesh dhe të cilët tanimë e kanë kaluar rrugën të cilën tani ne po e kalojmë, ka potencuar Allagjozovski”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Kulturës.

Në konferencë marrin pjesë delegacione dhe ministra nga 11 vende-anëtare nga rajoni, ndërsa qëllimi kryesor është përforcimi i bashkëpunimit rajonal në sferën e kulturës dhe zhvillimit, përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe kreativitetit si nxitës për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrimi rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat