BE do ta marrë seriozisht Maqedoninë vetëm atëherë kur do të reflektoj kapacitete demokratike

Maqedonia

BE do ta marrë seriozisht Maqedoninë vetëm atëherë kur do të reflektoj kapacitete demokratike

Më: 6 prill 2018 Në ora: 14:00
Ilustrim

Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje, rrezikon të shndërrohet në një dështim të madh për bllokun, derisa shtetet anëtare diskutojnë rreth faktit nëse takimi duhet të rezultojë me një deklaratë të përbashkët, apo diçka më të vogël, thonë analistët për Zhurnal.

"Samiti i shteteve të BE, me shumë është një takim faleminderues për Bullgarinë si kryesuese e BE-së në gjashtë muajtë e fundit, sesa ndonjë takim me karakter vendimarrës për ndonjërin shtet, pretendent për t'a avansuar statusin e vetë drejt BE-së. Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është stagnimi dhe mosavansimi i reformave në gjyqësi dhe me gjërë, me theks të vaçantë Bosnja dhe Hercegovina, Serbia në të cilën ende është prezentë mendësia 'millosheviqiane' dhe 'shesheliane'. Maqedonia, sadoqë sforcohet, edhe ajo ngec në zbatimin e reformave shkaku i mentalitetit 'gruevesit' në gjyqësi dhe më gjërë. Shqiperinë dhe Kosovën i mbyti korrupcioni. Mali i Zi është pakës më përpara", thotë për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, analist. 

Sipas tij, si përfundim, BE do t'i marrë seriozishtë shtetet e përmendur dhe do të marrë hapa serioz për përfshirjen e këtyre shteteve në gjirin e vetëm, atëherë kur udheheqesit do të reflektojnë kapacitete demokratik të vlerave Europiane.

Nga ana tjetër, analisti nga Kosova, Faik Krasniqi thekson njëra prej pikave kryesore është prezenca e Kosovës në tavolinë, e cila përbën temë të diskutimit për pesë shtete të BE-së, siç janë, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

"Dokumenti iu referohet vendeve të BE-së si shtete, ndërsa gjashtë të tjera si 'partnere të Ballkanit Perëndimor'. Spanja ashtu sikurse Qiproja, Greqia dhe Rumania nuk dëshirojnë që dokumentin ta cilësojnë si deklaratë dhe do të preferonin që të njëjten ta quajnë “Përfundimet e presidencës bullgare”, apo që vetëm të konsiderohet si deklaratë e nënshkruar nga shtetet e BE-së. Përveç çështjeve ekonomike, energjetike dhe arsimore që do të bisedohet, për shumë shtete të Ballkanit do ketë edhe biseda politike", thekson për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist.

Ai vlerëson se për Maqedoninë do të diskutohet më së shumti për çështjen e emrit dhe zgjidhjen sa më të shpejt të saj, për Kosovën dhe Serbinë do të inkurajohen palët për vazhdimin e dialogut, dhe Shqipërisë duke i dhënë mbështetje por njëkohësisht edhe kritika rreth moszbatimit të ''Vetingut''. 

"Në mesin e sugjerimeve do të përmendet kompletimi i rrjetit rajonal të energjisë elektrike në tërë Ballkanin Perëndimor, krijimi i strategjisë për hekurudha, lansimi i një agjende digjitale për Ballkanin Perëndimor që përfshin uljen e shpenzimeve të romingut dhe dyfishimin e financimit të programit Erasmus+, për shkëmbimin e studentëve", nënvizon Krasniqi.

Ish-ministri në Qeverinsë e Republikës së Maqedonisë, Xhelil Bajrami thotë se ky është një samit shumë i rëndësishëm, i cili është i rrethuar me një debat të brendshëm mes vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe atyre që mbështesin Kosovën. 

"Unë mendoj se do gjenden shtigje për ta tejkaluar këtë moment sepse përndryshe perspektiva integruese e Ballkanit Perëndimor do të hynte në një qorrsokak të rrezikshëm dhe do të rriste influencën ruse në këtë rajon. Maqedonia ka nje rast të mirë që ta përdore këtë samit për një afrim më të mirë me Greqinë dhe vendet e tjera si Shqipëria dhe Kosova të jenë më kërkuese. Kosova duhet ta shfrytëzojë samitin e BE-së në Sofje, kryesishtë për liberalizimin e vizave, kurse Shqipëria për te hapur negociatat për antarësim. Vetë BE ende po diskuton për një deklaratë të qartë për Ballkanin Perëndimor që do të japë një perspektivë të qartë për vendet tona", tha për Zhurnal, Xhelil Bajrami, ish-ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat