Shkupi dhe Sarajeva në kërkim të alternativave për një bashkëpunim më të madh

Maqedonia

Shkupi dhe Sarajeva në kërkim të alternativave për një bashkëpunim më të madh

Më: 7 prill 2018 Në ora: 23:06
Pamje nga takimi

Delegacioni i Qytetit të Shkupit i kryesuar nga kryetari Petre Shilegov e vizitoi qytetin e Sarajevës. Vizita, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, është me rastin e 6 Prillit – Ditë së qytetit. Kjo datë është një prej më të rëndësishmeve në historinë e Sarajevës, dita kur shënohet përvjetori i rrethimit të Sarajevës në vitin 1992, si dhe të çlirimit në vitin 1945.

Në kuadër të vizitës kthyese të Sarajevës në ftesë të kryetarit të këtij qyteti, Abdullah Skaka, Shilegov mori pjesë edhe në inaugurimin e teleferikut të ri në Sarejevë, së bashku me një numër të madh të mysafirëve, duke i përfshirë edhe prefektët e Lubjanës, Zagrebit, Dubrovnikut, Vjenës dhe të Ankarasë.

Duke e pasur parasysh miqësinë tradicionale të Qytetit të Shkupit dhe të Qytetit të Sarajevës dhe me dëshirën që të pasurohen lidhjet ekzistuese dhe bashkëpunimin midis dy qyteteve, kryetarët e dy qyteteve këmbyen mendime për vizionet zhvillimore në veprimin dhe kompetencat e drejtorive të qyteteve, ruajtjen e trashëgimisë historike, organizimin e ngjarjeve kulturore dhe zhvillimin e turizmit.

Në takimin me prefektin Skaka, Shilegov është njoftuar edhe me gjendjen e tanishme dhe me projektet e planifikuara zhvillimore në Sarajevë. Kanë diskutuar edhe për lidhjen transportuese, për zgjidhjet e komunikacionit dhe për çështjet infrastrukturore në kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat