Sulmohet një grua nga qentë endacak në Dibër

Maqedonia

Sulmohet një grua nga qentë endacak në Dibër

Më: 8 prill 2018 Në ora: 17:27
Ilustrim

Rritet numri i sulmeve nga qentë endacak në Dibër. Muajve të fundit janë evidentuar dhjetëra raste të kafshimeve nga qentë endacak, ndërsa rasti i fundit është regjistruar dje në lagjen Venec 1.

Sipas SPB Ohër, dje është sulmuar R.M (67) nga Dibra nga dy qenë endacak dhe ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës.

“E sulmuara ka marrë lëndime në të dy këmbët dhe pas ndihmës në Spitalin e Dibrës, për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Spitalin e Ohrit për kurim të mëtejshëm”, thonë nga policia.

Para disa mujave pati edhe viktimë nga kafshimi i qenve endacak, ku ndërroi jetë një grua nga fshati Ballanci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat