Paralajmërohet grevë në minierën “Sasa”, xehetarët kërkojnë rroga më të larta

Maqedonia

Paralajmërohet grevë në minierën “Sasa”, xehetarët kërkojnë rroga më të larta

Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Xehetarët e minierës “Sasa” në Kamenicën maqedonase do të bisedojnë me udhëheqësinë e minierës për rritjen e rrogave, përmirësimin e kushteve për punë, si edhe rregullimin e stazhit pensional.

400 xehetarët e shprehën pakënaqësinë e tyre para një muaji kur realizuan një grevë treditore, kur edhe i dorëzuan kërkesat e tyre te udhëheqësia.

Dragi Jovanovski, kryetar i sindikatës në “SASA”, bëri të ditur se udhëheqësia nuk ka dashur që të takohet me xehetarët, por me ndërhyrjen e Qeverisë, është caktuar një takim në këtë javë.

Jovanovski paralajmëron se do të ketë grevë tjetër, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat