Talat Xhaferi skeptik për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, Beogradi paraqet problem

Maqedonia

Talat Xhaferi skeptik për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, Beogradi paraqet problem

Më: 9 prill 2018 Në ora: 21:48
Talat Xhaferi

Në një tubim me qytetar, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ju përgjigj shumë pyetjeve të qytetarëve. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe studenti nga Presheva Elbasan Sahiti i cili ju drejtua z.Xhaferi me pyetjen se kur pritet të hapet kufiri Miratoc-Llojan?

Deri më tani z.Xhaferi është prononcuar disa herë rreth kësaj çështje dhe përgjigjet e tij gjithnjë ishin me tone optimiste, por kësaj here te z.Talat Xhaferi u vërjet skepticizëm se kjo problematik do të zgjidhet së shpejti.

”Pyetja është bërë shumë herë, është çështje për të cilën në rrafshet diplomatike flitet se nuk ka problem, mirëpo në aspekt teknik kur duhet ti zbatojm vendimet nuk i çojnë deri në fund, bëjnë pengesa të caktuara. Sado që deklarohen prej Beogradi se për ne nuk ka problem, në fakt te ata është problemi. Maqedoni-Kosovë është zgjidh problemi. Problemi i fundit ishte dhënja e lejes për ndërtim të objektit të përbashkët me Kosovën sepse nuk mundet të jipet leje për një objekt i cili ndërtohet një pjesë në Maqedoni e një në Kosovë dhe i njejti problem edhe në rastin Miratoc-Llojan dhe problemi tjetër është i aspektit të sigurisë dhe Beogradi nuk ka pëlqim që të finalizohet kjo punë. Ne pjesën teknike dhe politike në Maqedoni nuk e kemi problem, çështja është te mardhënjet diplomatike të dy vendeve për shkaqe të vlersimeve të sigurisë në Beograd ku ata mendojn se në këtë territor ka rreziqe të caktuara nëse hapet frekuenca e lëvizjes. Andaj, ne punojmë në vazhdimësi për këtë çështje, mbajmë takime të përbashkëta dy qeveritë, njerëzit tanë e hapin gjithnjë këtë temë, por problemi është te Beogradi” shtoi z.Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat