Vazhdon mbajtja e seancave për lëndët “Total”, “Tarifa” dhe “Tanku”

Maqedonia

Vazhdon mbajtja e seancave për lëndët “Total”, “Tarifa” dhe “Tanku”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:03
Gjykata

Për sot në Gjykatën Penale janë paraparë mbajtja e seancës për lëndën “Total”, në të cilën i akuzuar është gazetari, Dragan Pavlloviq-Llatas për dyshimin se ka bërë evazion fiskal. Dy seancat e më hershme ishin anuluar sepse nuk kishte qenë prezent Llatas për shkaqe shëndetësore dhe shkaqe familjare.

Sipas akuzës të PSP-së, i dyshuari ka dërguar të dëshmi të rrejshme në lidhje me pagesat e fakturave dhe taksave. Me çka, si person juridik ka bërë evazion fiskal me shumë 7.466.981 denarë ose 121.414 euro, ndërsa si person fizik ka bërë evazion fiskal me shumën prej 3 3.876.471 denarë ose 63.032 euro.

Seanca e re duhet të mbahet edhe për lëndën “Tarifa”. Prokuroria Speciale Publike për këtë rast ka të dyshuar tre persona, për shkak dyshimit se kanë bërë keq përdorim të detyrës zyrtare për procedurën e blerjes së softuerave – ERP Sistem për nevojat e SHA Elem.

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdohet edhe seanca për lëndën “Tanku” për blerjen e veturës luksoze “mercedes” me vlerë 600 mijë euro, ku i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankuloska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat