Mbijeton votëbesimin Qeveria e Maqedonisë

Maqedonia

Mbijeton votëbesimin Qeveria e Maqedonisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:18
Kuvendi i Maqedonisë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, me inicim të OBRM-PDUKM-së është mbajtur seanca për votëbesimit për Qeverinë e Zoran Zaev.

Mocioni i votëbesimit nga OBRM-PDUKM, u mbivotua nga deputetët e pozitës me 40 vota pro, 2  abstenime dhe 62 vota kundër.

Në fjalimin përmbyllës dhe spjegues për punën e Qeverisë, kryeministri Zaev tha se punët janë duke u përmirësuar dhe kjo reflektohet në jetën e qytetarëve dhe punën e institucioneve dhe kompanive. Zaev i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov që të nënshkruajë edhe Ligjin për gjuhët.

Edhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka folur nga foltorja e Kuvendit duke thënë se nuk ka jetë në Maqedoni, ashtu si premtoi kjo Qeveri. Kujtojmë se Gruevski ka qenë sot 11 orë në gjykatë për rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat