Burgoset shtetasi i Maqedonisë në Greqi për trafikim ilegale të migrantëve

Maqedonia

Burgoset shtetasi i Maqedonisë në Greqi për trafikim ilegale të migrantëve

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Një 34 vjeçar, shtetas i Maqedonisë, ka tentuar që në mënyrë ilegale nga Turqia për në Greqi, t’i fus katër persona migrantë nga Bangladeshi, të fshehur në rimorkion e maunes (kamion), por pas kontrollit në kufirin grek, policia greke i ka zbuluar migrantët.

Siç informon korrespodentja e AIM-së nga Athina, incidenti ka ndodhur në zonën kufitare Kipi, Greqinë verilindore, në orët e mëngjesit, ditën e martë, ndërsa shtetasi i Maqedonisë është burgosur.

“Më konkretisht, personi i cili ka drejtuar maunen me rimorkio ka arritur në pikën kufitare ekipi që të hy brenda në Greqi. Atje, gjatë bërjes së kontrollit nga ana e policisë me ndihmën e zyrtarëve të doganave, është vërejtur se 34 vjeçari në mënyrë ilegale ka transportuar katër migrantë ilegal, të cilët ishin fshehur në rimorkio”, theksojnë nga policia greke.

Maunia është kapur, ndërsa i burgosuri do të dalë para Prokurorisë Publike në qytetin grek Aleksandropoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat