Interpelanca nxorri në shesh një VMRO të dobët dhe të mangët

Maqedonia

Interpelanca nxorri në shesh një VMRO të dobët dhe të mangët

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:16

Analisti politik Alajdin Demiri  ka deklaruar se mocioni i VMRO-së nuk ka qenë provim për Qeverinë e Kryeministrit Zoran Zaev sepse rezultati dihej paraprakisht. 
Sipas tij kjo ishte më tepër si nevoj e kësaj partie për tu kthyer në Kuvend sesa një interpelancë reale. Demiri parashtron pyetjen se si ka mundësi në mocionin të mos interpelohet asnjë ministër i BDI-së?

“Kjo nuk ishte as provim për arsyese epilogu diheshte paraprakisht. Kjo ishte më tepër nevojë e VMRO-së për tu kthyer në Parlament sesa një interpelancë reale për arsyese edhe në kërkesat e interpelancës nuk kishte kërkesa serioze, gjitha ishin tregime të vjetra. Imagjinoni asnjë ministër i BDI-së nuk interpelohet që dmth BDI qenka e suksesshme, janë përralla të cilat i nevoiteshin VMRO-së”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri. 

Ndryshe, dje pak para mesnatës me 62 vota kundër, 40 për dhe 2 të përmbajtur nuk u miratua mosbesimi ndaj Qeverisë “Zaev”. VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat