Ligjet reformuese morën dritë jeshile - Bota Sot
Ligjet reformuese morën dritë jeshile

Maqedonia

E hënë, 21 maj 2018

Ligjet reformuese morën dritë jeshile

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:42
Kuvendi i Maqedonisë

Ndryshimet i votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët u kthyen në punimet e kuvendit. Nga VMRO-DPME u shprehën të kënaqur që janë inkorporuar vërejtjet e tyre në Ligjin për Agjencinë Tekniko-Operative dhe Ligjin për Ndjekjen e Telekomunikimeve, ndërsa thanë se do ta ndjekin implementimin e tyre. Ndërkohë nga LSDM konsiderojnë se ligjet japin garanci të mjaftueshme që të mos përsëriten ndjekjet e paligjshme.  
 
“Shpresojmë se të gjitha pajisjet dhe mjetet dhe gjithë ajo që do të investohet në ligj, do të mundësojë që qytetarëve t’u jepet qetësi. Shpresoj se nuk do të përsëritet e kaluara sepse në këtë sektorë dy herë në historinë e Maqedonisë u paraqitën probleme serioze dhe mendoj se të gjithë ne duam që së bashku dhe kërkoj mbështetje që të gjejmë zgjedhje që në të ardhmen të mos eskalojë dhe të shkaktohen probleme në këtë sferë”,- deklaroi Trajko Dimkov nga VMRO-DPMNE.
 
“Kjo është një hap serioz në dhënien e garancive ligjore që të mos përsëritet ndjekja e komunikimeve të paligjshme në RM, nga njëra anë, dhe në anën tjetër, se liritë dhe të drejtat e njeriut do të respektohen nga të gjitha institucionet. Në mënyrë plotësuese ligji e forcon kontrollin nga ana e kuvendit ndaj Agjencisë Tekniko-Operative dhe  i zgjeron të gjitha mundësitë që ka kuvendi që me Komisionet  për mbikëqyrje ta ndjekë implementimin e ligjit”,- tha  Frosina Remenski nga LSDM.
 
Me 86 vota “për” dhe asnjë “kundër”, deputetët miratuan edhe Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjatë grupeve të punës opozita ka intervenuar me 11 propozime në përmirësimin e tekstit, tha Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE. “Jemi të vetëdijshëm se ligji nuk është ideal, por është ligj shumë më i mirë se ai i që në fillim ishte i propozuar nga LSDM-ja”,- tha Stamenkova.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test