Lënda ‘’Transporter’’ kthehet në Gjykatën Penale

Maqedonia

Lënda ‘’Transporter’’ kthehet në Gjykatën Penale

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Transporter”. Në këtë rast është i përfshirë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë që dyshohen se përmes tenderëve të transportimit të nxënësve të komunës së Manastirit kanë përfituar 360 000 euro para publike.

Në këtë lëndë përveç Taleskit, të dyshuar janë edhe të punësuarit në komunën e Manastirit, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtorë të kompanive të transportimit. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak për këtë çështje, por me një ankesë drejtuar Gjykatës së Apelit më pas është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat