Talat Xhaferi pjesëmarrës në konferencën e procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore

Maqedonia

Talat Xhaferi pjesëmarrës në konferencën e procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore

Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:41
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot pati fjalim në konferencën e procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.

“Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) është formuar në vitin 1996 si forum rajonal për vendet e Evropës Juglindore. Nuk duhet t’ju rikujtoj se në dekadën e fundit të shekullit të njëzetë, shtetet e Evropës Juglindore kalojnë nëpër një proces shumë intensiv dhe të thellë të tranzicionit shoqëror – ekonomik. Për fat të keq, në disa rajone siç është Ballkani Perëndimor, ato procese sollën deri në luftë të pakuptimtë e cila shkaktoi vuajtje të qindra mijërave njerëz. Këtu, lind qëllimi kryesor i këtij forumi dhe ky është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në procesin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, si edhe përforcimit të vetëdijes për përkatësinë tonë evropiane, por edhe ardhmërisë”, tha Xhaferi.

Besoj, shtoi ai, se të gjithë ne e mësuan leksionin historik se luftërat nuk i zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura, por para së gjithash, dialogu dhe bashkëpunimi.

“Në maj të vitit 2014, në Bukuresht u formua edhe Asambleja Parlamentare e cila në vitet e ardhshme u dëshmua si formë e rëndësishme organizative a unë kisha shtuar edhe vegël efikase në realizimin e parimeve dhe vlerave themelore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Prej atëherë e deri tani, shumë gjera kanë ndryshuar. Pesë shtete të klubit tonë i cili numëron 13 anëtarë, Bullgaria, Romania, Greqia, Kroacia dhe mikpritësi ynë, Sllovenia, janë anëtare të plotfuqishme të BE-së, ndërsa bashkë me Turqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, janë anëtare të NATO-s”, theksoi Xhaferi.

Të tjerët, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë, jo vetëm në mënyrë deklarative por edhe në mënyrë thelbësore punojnë në përmbushjen e kritereve të ashtuquajtura të Kopenhagës që në një afat të kuptueshëm, me ç’rast dëshiroj t’ju rikujtoj në konkludimet e konferencës së BE-së në Selanik, por edhe strategjinë më të re të BE-së për rajonin, të bëhemi pjesë e Evropës së bashkuar, respektivisht, anëtare e plotfuqishme e aleancës së NATO-s.

“Pjesët e shumta të vogla të mozaikut, në fund do të krijojnë një pikturë mbresëlënëse kurse për momentin, Evropa pa Ballkanin Perëndimor mua më duket si mozaik në të cilin mungojnë disa pjesë që ajo pikturë të jetë e kompletuar dhe e përkryer”, theksoi Xhaferi.

Sipas tij, në të njëjtën kohë, në Evropë, a edhe globalisht, procese të caktuara gjeo-politike dhe gjeo-strategjike janë shumë të rëndësishme. Prej krizës debitore, mandej referendumit në Britaninë e Madhe dhe fillimin e procesit të njohur si Bregzit, mandej kriza refugjate deri në ftohjen më të re të marrëdhënieve ndërmjet Britanisë së Madhe a si rrjedhojë edhe ndërmjet BE-së dhe Rusisë, qartë shihen këto procese të reja gjeopolitike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat