Donevski mbetet prapa grilave të burgut, i është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë

Maqedonia

Donevski mbetet prapa grilave të burgut, i është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:08
Vase Donevski

Vase Donevski, ish-drejtor i Shërbimeve të përgjithëshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbetet edhe mëtej në paraburgim në burgun hetues të "Shutkës" në Shkup.

Pasi kanë kaluar 30 ditë paraburgim, me propozim të prokurorisë për krim të organizuar, Këshilli penal i ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë.

Donevski, është prangosur para një muaj me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizmet, gjegjëisht për shkak të dyshimit për kurdisjen e tenderëve për mbajtjen e higjienës në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat