Ambasada ruse i përgjigjet Zaevit: Gabimisht të kanë informuar

Maqedonia

Ambasada ruse i përgjigjet Zaevit: Gabimisht të kanë informuar

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:47

Ambasada ruse në Shkup përmes rrjetit social "Twiter" sot ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev në të cilën tha se diplomati i dëbuar rus ka pasur sjellje të pahijshme në Maqedoni, se disa herë ka qenë i paralajmëruar, por edhe përskaj këtyre ai ka vazhduar e kryerjen e aktiviteteve për të cilën nuk ka qenë i akredituar në vend dhe se këto dëshmi i janë prezantuar edhe Ambasadës ruse.

"Me qëllim apo jo, Zoran Zaev është informuar gabimisht. Dëbimi i diplomatit tonë ishte befasi. Asnjëher nuk kemi marrur asnjë paralajmërim as dëshmi për të cilën flet kryeministri. Edhe më tej vlersojmë se ky akt është i pa bazë, dhe shkakton dëm në mardhëniet ruso-maqedone", shkruan Ambasada ruse  në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat