VMRO: Raporti përmban vërejtje serioze

Maqedonia

VMRO: Raporti përmban vërejtje serioze

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:43
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Evropian duke nënvizuar se raporti pozitiv për Republikën e Maqedonisë  nuk është diçka e re dhe se këtë gjë e kemi parë që nga viti 2009 e këtej.

Nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski thotë se korrupsioni edhe më tej ngelet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të paraqes problem serioz, ashtu siç mbetet rrezik përzierja e politikës. Ai thotë se janë konstatuar vërejtje të shumta në këtë raport, të cilat e tregojnë se si Qeveria e Zaevit e udhëheq shtetin.

“Nëse lexohet me vëmendje raporti, në asnjërën nga fushat kyçe, siç është administrata publike, gjyqësori, lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, nuk ka vlerësim se është bërë përparim i mirë, por gjithkund shkruan se është arritur një nivel i caktuar i përgatitjes që nëse përkthehet në vlerësim shkollore, paraqet notën 2. Pesëshet me të cilat Zaevi dëshiron të lëvdërohet, në fakt janë dysha”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat