Tevdovski në Eurofi: Integrim i tregjeve për kapital në rajon

Maqedonia

Tevdovski në Eurofi: Integrim i tregjeve për kapital në rajon

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:08
Ministria për Financa, Dragan Tevdovski

Ministria për Financa, Dragan Tevdovski e ndau vizionin për treg të integruar për kapital në rajon, në fjalimin e tij gjatë Konferencës “Eurofi 2018” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Tevdovski ishte pjesë e planit “Zhvillimin e tregut financiar rajonal për Evropën Juglindore”, theksojnë nga Ministria për Financa.

Në kuadër të realizimit të vizionit për treg të integruar të kapitalit dhe shfaqjen e platformës për tregti SEE Link, gjegjësisht bursa rajonale ku pritet të kyçen edhe dy vende tjera nga rajoni.

Tevdovski theksoi se edhe në Ministrin për Financa po përgatitet një ligj i ri për letrat me vlerë, me çka Maqedonia tërësisht pajtohet me Ligjvënësin e Bashkimit Evropian.

Ministri Tevdovski është udhëheqës i Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të institucioneve financiare nga vendeve.

Maqedonia për herë të parë merr pjesë në kuadër të organizimit e udhëheqjes së Bullgarisë me Këshillin në BE. Në konferencë morën pjesë edhe ministrat për financa të vendeve të BE-së, anëtarë të Komisionit Evropian, guvernatorë të bankave qendrore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare financiare dhe përfaqësues nga sektori financiar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat