Dje pasdite ka shpërthyer një zjarr në rajonin e Resnjës që është ende aktiv

Maqedonia

Dje pasdite ka shpërthyer një zjarr në rajonin e Resnjës që është ende aktiv

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Një shkëndijë elektrike nga një kabllo, në një terren të papërshtatshëm, ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri në fshatin Leva Reka, në rajonin e Resnjës.

Zjarri është përhapur dhe është afruar në drejtim të fshatit Kriven, dhe për fatin e keq, vazhdon të jetë aktiv edhe sot.

Ekipet zjarrfikëse janë në terren për të arritur lokalizimin e zjarrit.

Për shpërthimin e këtij zjarri është njoftuar edhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat