Prindërit e të vrarëve në rastin “Monstra” nuk e organizojnë proteston e sotme

Maqedonia

Prindërit e të vrarëve në rastin “Monstra” nuk e organizojnë proteston e sotme

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:35
Rasti “Monstra”

Prindërit e të vrarëve në liqenin e Smilkovës, nuk janë organizatorë të protestës së thirrur për në ora 13:00, para Gjykatës penale në Shkup.

Ata kanë konfirmuar për javoren Fokus se nuk do të marrin pjesë në këtë protestë.

Prindërit shprehen se do të presim se si Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të vepron, njiherit bëjnë thirrje që askush të mos e keqpërdor dhimbjen e tyre për të vrarët.

Përndryshe, një protestë është thirrur përmes rrjeteve sociale, për sot, para Gjykatës penale, për të kërkuar, siç thonë, Drejtësi për jetët nga Liqeni i Smilkovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat