Xhaferi: Nëse më 27 prill do të vritej ndonjëri nga liderët, do të kishte luftë qytetare

Maqedonia

Xhaferi: Nëse më 27 prill do të vritej ndonjëri nga liderët, do të kishte luftë qytetare

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:46
Talat Xhaferi

“Jeta e gjithë atyre që ishin në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar, ishte e rëndësishme, por rezultati i vdekjes së ndonjërit prej liderëve, do të ishte lufta qytetare”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili sot ka qenë i ftuar në TV Telma për të diskutuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.

Ai tha se gjatë kohës së incidenteve ka komunikuar me familjarë, mediume, përfaqësues vendor, të huaj, si dhe përfaqësues të partisë së tij.

“Është e saktë që kam komunikuar me ministrin për ta pyetur se çfarë po ndodh, ndërsa me drejtorin nuk kam mund të kontaktoj”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se prania e Ali Ahmetit në Kuvend natën e 27 prillit, do të shkaktonte probleme më të mëdha, duke pasur parasysh siç tha, ngjarjet e vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat