Lokvenec: Maqedonia është vend i respektuar dhe miku i mirë i rajonit dhe Europës

Maqedonia

Lokvenec: Maqedonia është vend i respektuar dhe miku i mirë i rajonit dhe Europës

Më: 28 prill 2018 Në ora: 19:11
Hari Lokvenec

Qeveria e Maqedonisë për më pak se një vjet arriti të përmirësoj imazhin e vendit brenda dhe jashtë kufijtë e saj dhe të përafroj vendin në dyert e BE-së dhe të NATO-së, konstatuan nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Përfaqësuesit e kësaj partie vlersojnë se rekomandimi i pastër për fillimin e negociatave me BE-n, përmirësimin e mardhënieve ndëretnike dhe ndërkufitare, përmbushjen e reformave të nevojshme, janë ndër sukseset të kësaj qevere e cila dhe të njëjtën e konfirmoi  edhe  kryetari I BE-së në Shkup Donald Tusk. 

 “Dita e djeshme  më së miri e pasqyron kontrastin midis Maqedonisë e cila para një viti ishte e robëruar dhe e izoluar dhe Maqesoninë sot, vend i respektuar dhe miku i mirë  i rajonit dhe Europës. Vlersimet pozitive të kryetarit të parlamentit të BE-së Donald Tusk edhe njëherë i vërtatuan hapet e sukseshme të qeverisë së LSDM-së në realizimin e reformave të parashikuara. Rekomandimi i pakushtëzuar të BE-së për fillimin  e negociatave për anëtarësim përafroi vendin në rrugën drejtë BE-së”, tha Hari Lokvenec, deputet i LSDM-së.

Nga LSDM konstatojnë se mazhoranca dhe opozita janë në rrugën e duhur për të gjetur “gjuhë të përbashkët” për miratimin e ligjeve tjera reformuese që BE i pret për ti përmbushur e që nevojitet konsenzus politik midis partive.

“Është më rëndësi të madhe që kemi filluar bisedime të përbashkëta me opozitën, dhe që i respektojmë mendimet e opozitës. Gjithashtu është me rëndësi që në asnjë mënyrë ne nuk funksionojmë me argumentet e fuqisë, por me fuqinë e argumenteve. I respektojmë mendimet e opozitës dhe jam i bindur se shembullin  që treguam me konsezusin politik për miratimin e ligjit për themelimin e OTA-së, dhe ligjeve tjera të fushës së sigurisë i njëjti do të ndodhë edhe me ligjet tjera që duhen të miratohen me dy të tretat e votave të deputetëve”, tha Lokvenec.

Nga partia në pushtet gjithashtu theksuan se gjatë qeverisjes së tyre është shënuar përparim në zhvillimin e ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat