“To Vima”, dallimet rreth çështjes së emrit rëndë se do të tejkalohen

Maqedonia

“To Vima”, dallimet rreth çështjes së emrit rëndë se do të tejkalohen

Më: 30 prill 2018 Në ora: 13:15
Zoran Zaev dhe Aleksis Çipras

Koha po ik. E tani duket se të dyja palët kanë filluar të mendojnë, jo vetëm për skenarete mira, por edhe për mënyrën se si loja do udhëhiqet duke transferuar fajin tek pala tjetër në rast të dështimit të negociatave. Diplomatët e huaj gjithashtu po shfaqin pesimizmin e tyre. Siç thonë ata, nëse afati i paraparë deri në verë kalon, atëherë në vjeshtë të dy vendet hyjnë në periudhën parazgjedhore, shkruan “To Vima”.

Sipas korrespondentit të MIA-s në Athinë, kjo gazetë tregon që në fund të javës do të ketë një takim në mes kryediplomatëve të të dy vendeve në Selanik, si dhe më 11 dhe 12 maj në Sunio afër Athinës, por gjithashtu ka mundësi për një takim në mes Zoran Zaev dhe Aleksis Çipras në Samitin e Sofjes më 17 maj. Në kryeqytetin bullgar, atëherë do të mbahet takimi i BE-Ballkani Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat