Seanca gjyqësore për rastet "Treqind", "Titanik 2" dhe "Tarifa"

Maqedonia

Seanca gjyqësore për rastet "Treqind", "Titanik 2" dhe "Tarifa"

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:05
Menduh Thaçi dhe Sasho MIjalkov

Sot janë paraparë në Gjykatën Penale që të mbahen seanca gjyqësore të reja për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Titanik 2”, “Treqind” dhe “Tarifa”.

Në lëndën “Titanik 2” çka ka të bëjë me parregullësi zgjedhore për vitin 2013, të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho MIjalkov, si dhe ish-anëtarët e KQZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Gjykatësi Ognen Staver në seancën e kaluar e pranoi kërkesën e mbrojtjes që të shtyhet seanca gjyqësore dhe të cakohte seancë e re për sot, me qëllim që të mundet të shikohet teksti i akuzës që jau dha Fatime Fetai nga PPS-ja.

Në gjykatë duhet të mbahet seanca edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare të tij në lidhje me blerjen e 300 veturave për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale sot do të ulen edhe Dejan Boshkovski, ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” dhe dy persona tjerë, të akuzuar për lëndën e PPS-së “Tarifa”.

Që bëhet fjalë sipas PPS-së për furnizim të jashtëligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë rreth 4 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat