Liqeni Treska rrezik për qytetarët – vlon nga gjarpërinjtë!

Maqedonia

Liqeni Treska rrezik për qytetarët – vlon nga gjarpërinjtë!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:30
Liqeni Treska

Vendi që dikur qytetarët e shfrytëzonin për t’u argëtuar dhe piknik familjar, tashmë është kthyer në një zonë të rrezikshme. Gjarpërinjë e zvarranikë të ndryshëm, qentë endacak, bari i pakrasitur, dhe uji i pisët, është fotografia momentale e Liqenit Treska.

Edhe pse para disa ditësh nga Komuna e Sarajit u lëvdëruan, duke thënë se pas disa vitesh kanë filluar investim në këtë liqen, mesa duket për komunën investim është vendosja e disa kontenjerëve dhe pastrimi i shtratit të liqenit, gjë që përsëri pamundëson që qytetarët të freskohen në këtë liqen, sepse uji vazhdon të ngelet tejet i pistë.

Në pyetjen drejtuar Komunës së Sarajit, çfarë do të ndodh me këtë Liqen dhe kur do të përfundojnë punimet, Komuna si organ kompetent në duart e të cilit është ky Liqeni edhe pas dy ditësh kanë vazhduar të heshtin.

Nga ana tjetër zëdhëndësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu, njoftoi se me buxhetin e votuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, këtë vit do të bëhet vetëm revitalizimi i projektit për këtë liqen.

“Afër 3 milion denarë janë paraparë për këtë vit ndërsa tjerat për dy vitet e ardhëshme. Dua te potencoj se në fazën e parë do të pergatitet vetem projekti për revitalizimin e liqenit. Përndryshe, Qyteti i Shkupit me institucionet e veta ka ingerenca te kufizuara në Liqenin Treska, pasiqë komuna e Sarajit është ajo e cila menaxhon me Liqenin”, deklaroi Salihu.

Të paktë ishin dhe ata që ende shfrytëzojnë kampet private të vendosura përballë Liqenit, madje kampet nuk ishin as në gjendje të mirë, kurse shumica e tyre ishin dhe në shitje. Nga ana tjetër e dukshme ishte dhe papastërtia, kurse për këtë shmebull janë nevojtoret. Por edhe pse ky liqen ka gjitha këto mangësi, dhe ende nuk përmbush kushtet elementare për t’u shfrytëzuar për freskim, si duket kjo gjë nuk i pengon qytetarët që të shijojnë kënaqësitë në ujrat e Liqenit Treska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat