“Grekët e pavarur” janë kundër termit “Maqedonia”, në zgjidhjen e çështjes ndërmjet dy shteteve

Maqedonia

“Grekët e pavarur” janë kundër termit “Maqedonia”, në zgjidhjen e çështjes ndërmjet dy shteteve

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:34
Greqi

Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, “Grekët e pavarur”, lideri i të cilëve është ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, nuk heq dorë nga pozita e refuzimit të një emri ku përfshihet termi “Maqedonia”, në ujdinë për këtë çështje, ndërmjet dy shteteve.

Këtë pozitë të kësaj partie, e ritheksoi edhe njëherë zëdhënësja e kësaj partie, Magdalena Papadopoulou, në një intervistë për radion greme “Real FM”.

Sipas saj, shteti në Shkup duhet të pranojë një marrëveshje të përgjithshme, pra ndryshim të Kushtetutës, letërnjoftimeve, pra një emër për gjithçka.

Zëdhënësja shprehet se për partinë e saj, bërthama e irredentizmit të shteti fqinj qëndron pikërisht në emër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat