Shënohet dita botërore e mjekëve të përgjithshëm

Maqedonia

Shënohet dita botërore e mjekëve të përgjithshëm

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe familjare edhe këtë vit do ta shënojë 19 majin – Ditën e mjekëve të përgjithshëm dhe familjarë.

Motoja e këtij viti është “Mjekët e përgjithshëm-familjarë – liderë të rrugës deri tek shëndeti më i mirë”, me të cilin edhe mjekët në vendet botërore do ta shënojnë 19 majin.

Mjekët amë me këtë rast do të organizojnë aktivitete në ambulancat ose hapësirat ku punojnë, për promovim të shëndetit, parandalim të rreziqeve, imunizimit, edukimit dhe tjera.

Ndërsa gjithashtu do të promovohet monografia me rastin e 70 vjetorit të ekzistimit të Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat