Ivanovi nuk komenton propozimin për emrin

Maqedonia

Ivanovi nuk komenton propozimin për emrin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:36
Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit ku u njoftua për propozimin e ri për emrin, tha se përveç njoftimit, tani pret të marrë versionin e shkruar, me qëllim që të ndërtojë një qëndrim konkret mbi propozimin.

“Për herë të parë u informuam për disa gjëra të cilat tani, për herë të parë i dëgjuam. Ata na u transmetuan gojarisht kështu që presim që për të gjitha këto propozime dhe ide të marrim edhe dokument me shkrim që të mund të ndërtohet qëndrim sepse në këtë takim nuk ndërtuam qëndrim por vetëm pranuam informacionet. Presim që në të ardhmen të mos informohemi në mënyrë selektive dhe jo të plotë. Presim që të paktën të kemi qasje te dokumenti zyrtar mbi të cilin ndërtohet kjo marrëveshje dhe të cilin e propozon pala greke, që të mund të dimë se për cilat çështje bisedohet”, deklaroi Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat