BDI propozon Arbër Ademin për ministër të Arsimit - Bota Sot
BDI propozon Arbër Ademin për ministër të Arsimit

Maqedonia

E mërkurë, 20 qershor 2018

BDI propozon Arbër Ademin për ministër të Arsimit

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:02
Arber Ademi

Nesër pritet që të bëhen publik edhe emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinjë të cilët do të plotësojnë edhe gjithë kabinetin e ri qeveritarë pas rritjes së shumicës parlamentare e cila tashmë përbëhet nga koalicioni i LSDM-së, BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH.

PDSH tashmë ka bërë të ditur në mbledhjen e fundit se ministër pa resor për investime të huaja do të propozojë Bardhyl Dautin kurse për zv.ministër në ministrinë e transportit dhe lidhjeve Musadik Beqiri, njofton Zhurnal.mk.

Ndërkohë që në anën tjetër Lëvizja Besa për ministër të Kulturës ka propozuar Asaf Ademin ish kandidat për kreun e Gostivarit ndërkohë që ende nuk ka bërë të ditur emrat e zv.ministrave në ministrinë e punëve të jashtme dhe ministrinë e punës e politikës sociale.

Në anën tjetër, LSDM dhe BDI pritet të bëjnë redokada në disa resore ku BDI do lë ministrinë e drejtësisë e që Agjencia e lajmeve Zhurnal ka shkruar javë më parë e duke e marrë kështu resorin e arsimit dhe shkencës e për këtë dikaster Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se nesër integristët do të propozojnë zv.ministrin aktual Arbër Ademin kurse përflitet se ministrja aktuale e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska kalon të drejtojë dikasterin e drejtësisë.

Ndryshe edhe posti i zv.ministrit të shëndetësisë i takon BDI-së por që emri i tij pritet të bëhet i ditur nesër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test