Nora Aliti zgjidhet kryetare e KLV-së

Maqedonia

Nora Aliti zgjidhet kryetare e KLV-së

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:39
Nora Aliti

Kuvendi pasditen e sotme ka votuar Nora Alitin për kryetare të Komisionit për letra me vlerë (KLV).

Deputetët e VMRO-së nuk u pajtuan me propozimin pasi konsiderojnë se Aliti është zgjidhje partiake pasi ajo ka qenë deputete e BDI-së në mandatin e kaluar.

Por, Rexhail Ismaili nga BDI ka thënë se Aliti në listën e BDI-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë e kandiduar si eksperte e ekonomisë. Ai ka thënë se Aliti tani nuk ka angazhim politik dhe se është profesioniste në lëminë e ekonomisë me arsim të kryer në Bullgari dhe magjistraturë në Italli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat