Shqiptarët në Maqedoni nuk pranojnë zgjidhje me trashëgimi sllavo-maqedonase

Maqedonia

Shqiptarët në Maqedoni nuk pranojnë zgjidhje me trashëgimi sllavo-maqedonase

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

“Republika Ilinditase e Maqedonisë nuk ka lidhje me shqiptarët. Spin-doktorët e BDI-së lozin dhe duan ta heqin vëmendjen nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Kjo është një lojë që përdor Ali Ahmeti për të mbijetuar në pushtet, por edhe pakujdesi e Lëvizjes Besa”

Profesori universitar Arsim Sinani ka thënë se për shqiptarët e Maqedonisë është i papranueshëm çfarëdo emri i ri i cili në përbërje të vet ka trashëgimi sllavo-maqedonase.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se propozimi për emrin në formën Republika Ilinditase e Maqedonisë nuk është gjë tjetër veç lojë e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për të mbetur në pushtet.

“Republika Ilinditase e Maqedonisë nuk ka lidhje me shqiptarët. Spin-doktorët e BDI-së lozin dhe duan ta heqin vëmendjen nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Kjo është një lojë që përdor Ali Ahmeti për të mbijetuar në pushtet, por edhe pakujdesi e Lëvizjes Besa”.

“Qarkullojnë fjalë se Ali Ahmeti do ta sakrifikojë dikë të rendit të dytë apo të tretë, për ta shpëtuar dikë të klanit të tij, Klanit të Kërçovës”.

“Maqedonia është peng i grupeve kriminale. Nëse sllavo-maqedonasit i . Duhet të dënohen edhe njerëzit nga pala shqiptare që e kanë kriminalizuar vendin. Problemi në Maqedoni nuk është vetëm tek emri. Maqedonia ballafaqohet me problemin shqiptaro-maqedonas”.

“Ky shtet ka nevojë të lirohet edhe nga forca tjetër politike që ishte e kriminalizuar sa VMRO-DPMNE, pra BDI-ja. Ne e dimë se Zoran Zaev po e shfrytëzon shpërbërjen politike të shqiptarëve duke dashur t’i defaktorizojë”.

“Pas dënimit të Nikola Gruevski shqiptarët presin që të ketë edhe të akuzuar tjerë. Me mosakuzën ndaj tyre, Zoran Zaev i ka zhgënjyer shqiptarët. Për ne është e papranueshme çfarëdo zgjidhje për emrin që ka në përpërje trashëgimi sllavo-maqedonase. Është i papranueshëm emërtimi Republika Ilinditase e Maqedonisë, apo Republika e Maqedonisë të Ilindenit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat