Pas përfundimit të proceseve zgjedhore një nga problematikat kryesore që shfaqen pas këtij procesi është pagesa e vëzhguesve dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në kryerjen e punës gjatë zgjedhjeve.
Një problematikë të ngjajshme thuhet se e kanë edhe vëzhguesit që ishin pjesëmarës në zgjedhjet lokale në komunën e Studeniçanit.
Edhe përkundër asaj që Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë ka lëshuar mjetete financiare për të bërë pagesën për vëzhguesit në këtë komunë, media jozyrtarisht mëson se kryetari aktual i komunës Azem Sadiku nuk i ka paguar paratë tek vëzhguesit e caktuar edhe pse ato para tashmë janë lëshuar nga KSHZ.
Edhe përkundër asaj që vëzhguesit vazhdimisht i kërkojnë paratë nga Azem Sadiku, ky i fundit duket se nuk ju kthen përgjigje atyre.
Edhe pse fshehja e parave dhe mospagesa në llogari të duhur mund të jetë një vepër penale duket se kryetari i komunës nuk e sheh aspak të arsyeshme këtë obligim ligjorë që të shlyejë borxhin ndaj vëzhguesve.