Qeveria, vendet anëtare të BE-së, mbështesin fillimin e negociatave me Maqedoninë

Maqedonia

Qeveria, vendet anëtare të BE-së, mbështesin fillimin e negociatave me Maqedoninë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, thonë nga Qeveria e Maqedonisë, pas publikimit të dokumentit “Non pejpër” i cili po qarkullon këtyre javëve në Bruksel, ndërsa siç mësohet është i përgatitur nga Franca dhe Holanda.

Këto dy vende  anëtare janë skeptike për datën që Maqedonia duhet ta marë në qershor dhe t’i fillojë bisedimet për antarësim në bashkimin Evropian.
Qeveria e Maqedonisë thekson se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për zgjerim.

“Ndryshime themelore dhe korrekte në vend ndërtojnë institucione të fuqishme dhe funksionale, shtet i së drejtës, ekonomi e fuqishme për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Maqedonia është në rrugën e drejtë, ndërsa reformat themelore janë të përshëndetura nga tërë Evropa dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së vlerësojnë se Maqedonia duhet të vazhdojë këtë rrugë dhe ta intensifikoje progresin. Për këtë flet edhe vlerësimi i fundit nga Komisioni Evropian ku Maqedonia rangohet më e mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në implementimin e rekomandimeve në programin reformator për ekonomi”, thonë nga qeveria lidhur me dokumentin në fjalë.

Sipas tyre pas zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedonia menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe me këtë edhe më shpejtë do t’i hap dyert e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat