Micotakis: Pa zgjidhjen e emrit mund të jetojmë edhe tre vite

Maqedonia

Micotakis: Pa zgjidhjen e emrit mund të jetojmë edhe tre vite

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:24
Micotakis

Ai gjatë një interviste në televizionin grek SKAJ TV ka thënë se propozimi “Maqedonia e Ilindenit” është emri më i keq i mundshëm, duke shtuar se ky emër do të ishte erga omnes i irredentizmit.

"Njëzet vjet jetojmë me këtë problem, me këtë çështje të pa zgjidhur, sipas kësaj mund të jetojmë edhe 2-3 vite të tjera. Derisa unë kam përgjegjësi politike problemi do të zgjidhet kur do të vlerësoj se kjo zgjidhje do t’ju shërbejë interesave nacionale" , tha Micotakis, Kryetar i Opozitës Greke.

Sipas tij kuadri kombëtar që ata e vendosin për zgjidhje, nuk fokusohet vetëm në çështjen e emrit, por parasheh edhe revizion kushtetues dhe eliminim të irredentizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat