Elezi: Ekonomia e Maqedonisë është në rrugën e duhur

Maqedonia

Elezi: Ekonomia e Maqedonisë është në rrugën e duhur

Më: 27 maj 2018 Në ora: 19:33
Shiret Elezi

Sipas Raportit të KE-së, Maqedonia ka bërë përparimin më të madh në përmbushjen e udhëzimeve të BE-së në Programin e reformave ekonomike në krahasim me vendet e rajonit. Raporti i këtij viti vuri në dukje se vendi ka përmirësuar seriozisht rezultatin e tij në krahasim me vitin e kaluar, gjë që tregon qartë përparimin në zbatimin e rekomandimeve.

Progres u theksua në dialogun e sotëm midis BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, ku morën pjesë MF së bashku me BPRM, ky dialog  përgatit vendin për pjesëmarrje të ardhshme në koordinimin e politikës ekonomike të BE-së.

Për të avancuar ekonominë, nevojiten më shumë reforma, duke përfshirë ndjekjen e një politike fiskale të shëndoshë thesoi zëvendës ministri i financave Shiret Elezi. Deri më tani, janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe masash. Programi i reformës së menaxhimit të financave publike 2018-2021 u miratua në dhjetor 2017. Realizimi përforcon sistemin e financave publike, promovon transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin e burimeve publike.

Ligji i ri për buxhetet, i cili pritet të miratohet deri në fund të këtij viti, do të përfshijë të gjitha reformat që synojnë forcimin e kornizës fiskale, theksoi zëvendës ministri i financave Shiret Elezi.

MF  konfirmoi projektimin e qeverisë për rritje ekonomike prej 3.2 përqind. Kjo është në përputhje me projeksionet e rishikuara të Komisionit Evropian dhe Bankës Popullore.

Për herë të parë pas 10 vjetve, Qeveria dhe Ministria e financave miratuan në kohë Strategjinë Fiskale. Strategjia përfshin rekomandimet e FMN-së dhe Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat