Sheqerinska: Maqedonia dhe BE nuk mund ta lëshojnë këtë mundësi

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia dhe BE nuk mund ta lëshojnë këtë mundësi

Më: 29 maj 2018 Në ora: 13:52
Radmilla Sheqerinska, në Paris

Maqedonia dhe BE nuk duhet ta lëshojnë këtë mundësi, thekson zv. kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në Paris, ku mori pjesë në takimin vjetor të Këshillit të Evropës për Punë të Jashtme qëllimi i së cilës është dhënia e udhëzimeve për ballafaqimi me sfidat e politikës së jashtme evropiane.

Në lidhje me kontestin e emrit Sheqerinska deklaroi se të dy ministrat kanë ardhur tek një kornizë për kompromis dhe se Qeveria është e vendosur që mos të ikë nga ky problem.

“Maqedonia nuk mund ta lëshojë këtë mundësi, por shpresoj se edhe BE nuk do ta lëshojë këtë mundësi. Status-quo asnjëherë nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor. Ose do të shkojmë përpara ose do të kthehemi në të njëjtat problemet”, tha Sheqeriska.

Në panelin për Ballkanin Perëndimor përveç ministreshës Shqerinska, folën edhe Micheal Roth, ministër shtetëror për Evropë në Ministrinë për Punë të Jashtme në Gjermani, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat