Zvicra do të financojë projektin arsimor për rritjen e punësimit në Maqedoni

Maqedonia

Zvicra do të financojë projektin arsimor për rritjen e punësimit në Maqedoni

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Konfederata Zvicerane do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike për zbatimin e projektit 10 vjeçar “Arsimi për punësim në Maqedoni”, i cili do të fillojë këtë vit me qëllim rritjen e nivelit të punësueshmërisë në vend.

Zbatimi i projektit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e sotëm midis Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe zv. ambasadorit të Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Stefan Tomadzhan. Ata diskutuan për zbatimin dhe efektet e pritshme të projektit, të cilat do të zbatohen në faza, ndërsa faza e parë do të zgjasë deri në vitin 2022, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Projekti do të zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation, Qendra e Maqedonisë për Edukimin Qytetar dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe me këtë do të përfshihen të rinjtë e papunë dhe personat e papunë të moshës deri 29 vjeç, studentët e arsimit të lartë dhe aftësimit profesional, me kujdes për përfshirja e grave, romëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat