Merret iniciativë për hapjen e lidhjes hekurudhore Shkup dhe Manastir deri tek Selaniku dhe Platmona

Maqedonia

Merret iniciativë për hapjen e lidhjes hekurudhore Shkup dhe Manastir deri tek Selaniku dhe Platmona

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 09:48
Ilustrim

Transporti i Maqedonisë SHA Shkup i propozon Hekurudhave greke që të hapet linja hekurudhore Shkup-Selanik me mundësi gjatë periudhës së verës për të vazhduar deri tel Platmona, si dhe lidhja hekurudhore Manastir-Selanik nëpërmjet Florinës.

Këtë projekte u prezantuar gjatë vizitës së javës së kaluar të një ekipi menaxhuare HM Transport në hekurudhat greke, nga ku sipas drejtorit të hekurudhave HM Transport SHA Shkup, Sasha Jovanovski, tha se një gjë e tillë do të diskutohet në shkurt ose mars vitin e ardhshëm kur ato do të marrin vozitës të rinj sepse ka mungesë.

“Unë shkova me një ofertë në Greqi për ta futur linjën e trenit Shkup-Selanik, me mundësi që në periudhën e verës të vazhdohet deri në Platmona. Nëse pranojnë hekurudhat greke në atë rast ato do të lidheshin me agjencitë tona turistike dhe do t’ju ofronin çmime sipas marrëveshjes”, tha për AIM, Jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat