MPB përgënjeshtron informatat për ndryshime kadrovike në Njësinë speciale “Tigrat”

Maqedonia

MPB përgënjeshtron informatat për ndryshime kadrovike në Njësinë speciale “Tigrat”

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:01
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme i përgënjeshtroi informatat e publikuara këtyre ditëve në disa media për ndryshime kadrovike dhe emërime të reja në Njësinë speciale policore “Tigrat”, ku thuhej se një person me përkatësi kombëtare shqiptare do të përfshihej në këtë njësi speciale.

Sipas MPB-së, vendosja e nëpunësit në pozitën e komandantit të kësaj njësie është e pavërteta tendencioze.

“Përkatësia kombëtare, fetare ose partiake nuk është dhe nuk do të jetë kriter për avancim profesional në strukturat organizative të MPB-së”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në njësinë speciale policore “Tigrat”, 37 vite nga themelimi i saj, nuk është punësuar asnjë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat