Në Maqedoni shkatërrohet një grup falsifikuesish të dollarëve amerikan

Maqedonia

Në Maqedoni shkatërrohet një grup falsifikuesish të dollarëve amerikan

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:45
Ilustrim

Tetë persona dyshohen për falsifikim parash, pasi që kanë lëshuar në përdorim gjithsej 34.800 dollarë amerikan, përmes një seli banke në Kavadar.

Deri te ky zbulim u arrit pas bashkëpunimit të MPB-së, Prokurorisë së Velesit dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Katër persona tjerë dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Të akuzuar, për falsifikim parash, janë Z.M, G.K, N.M, B.J, T.K, V.K, R.M dhe T.S nga Kavadari, ndërsa M.E, E.P, S.I dhe R.M, gjithashtu nga Kavadari, janë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër gjyqësorë janë kryer kontrolle në 15 lokacione në Kavadar dhe Llozovë, ku janë konfiskuar para të valutave të ndryshme, telefona, kartela telefonike, dokumente.

Të gjithë të akuzuarit janë privuar nga liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat