Zaev: Fuqishëm besoj në marrëveshjen, më në fund mbyllet çështja me identitetin

Maqedonia

Zaev: Fuqishëm besoj në marrëveshjen, më në fund mbyllet çështja me identitetin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 09:49
Zorna Zaev

Kryeministri Zorna Zaev nëpërmjet rrjetit “Facebook” vlerëson se beson shumë në suksesin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, sepse me pranimin e identitetit maqedonas më në fund mbyllet kjo çështje dhe hapet e ardhmja e shtetit.

“Në seancën e 73=të e rishikuam dhe miratuam raportin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për partneritet strategjik. Fuqishëm besoj në marrëveshjen, sepse qartë pranohet kombësia maqedonase dhe më në fund mbyllet kjo çështje dhe hapet e ardhmja e vendit. Kjo Qeveri e Republikës së Maqedonisë duhet të mburret me këtë marrëveshje. Me këtë vendim shënuam një faqe të re në histori e vendit tonë”, shkruan Zaev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat