Internacionalja socialiste përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Maqedonia

Internacionalja socialiste përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Internacionalja socialiste përshëndeti marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë duke konsideruar se është mundësi e mirë për ndërtimin e ardhmërisë së sigurt dhe paqësore për të gjithë në rajon.

Zgjidhja paqësore e dallimeve, përmes zgjidhjeve të pranueshme, është e vetmja rrugë nëse duam stabilitet, siguri, sundim të së drejtës dhe zhvillim në Ballkan, thuhet në deklaratën e Internacionales Socialiste, e cila bashkon partitë politikë socialiste, socialdemokrate dhe laburiste nga mbarë bota.

Internacionalja Socialiste kujton principet e agjendës së Ballkanit Perëndimor, që ishte e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2003, ku është theksuar rruga për anëtarësim të vendeve të rajonit kur do t’i plotësojnë kriteret e nevojshme.

Partitë e familjes socialiste i kushtohen paqes mes popujve dhe vendeve të Ballkanit. E kundërshtojmë secilën forcë ekstreme e djathtiste e cila përpiqet t’i kthejnë mbrapsht të mirat demokratike në shoqëritë pluraliste. E kundërshtojmë retorikën e tyre autoritare, e cila prish themelet e demokracisë, të drejtat dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve. Kundërshtojmë çdo ndarje nga ana e këtyre forcave politike me nacionalizëm ekstrem, ksenofobi dhe jo tolerancë, thuhet në deklaratën e Internacionales Socialiste për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat