Milloshoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në seancën për ratifikimin e marrëveshjes

Maqedonia

Milloshoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në seancën për ratifikimin e marrëveshjes

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:16
Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së lëshoi punën e Kuvendit dhe nuk do të merr pjesë në debatin për ratifikimin e propozim-ligjit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp në Kuvend tha se procedura për miratimin e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe se ata kanë vendosur të mos marrin pjesë në miratimin e marrëveshjes.

“Me këtë marrëveshje, qeveria u largua nga gjitha sukseset dhe hapat e arritur nga viti 91 deri sot”, tha Milloshoski.

Ai akuzoi pushtetin se dëshiron të shmang diskutimin për marrëveshjen dhe për këtë arsye tha se është sjellur me flamur evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat