Nuk dihet sa do të kushtojë autostrada Kërçovë-Ohër - Bota Sot
Nuk dihet sa do të kushtojë autostrada Kërçovë-Ohër

Maqedonia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Nuk dihet sa do të kushtojë autostrada Kërçovë-Ohër

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Ende nuk dihet sa do të kushtojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër. Momentalisht bisedohet për aktivitetet shtesë të cilat nuk kanë qenë të parashikuara në projekt, si kyçjet në rrugët anësore dhe mbarimi i tunelit.

Drejtori i Drejtorisë Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov pret që për një muaj të dihet saktësisht sa do të kushtojë ndërtimi i autostradës.

Nëse punojmë në projektin ashtu siç është, nuk na duhen shumë të hyra, por rruga do të jetë e papërdorur. Duhet të ndërtojmë minimum 8 kyçje të cilat do t’i përdorin njerëzit nga Kërçova dhe Ohri. Ashti siç është e projektuar rruga, nga Kërçova deri në Ohër nuk do të mundet të ngritën, dhe të zbriten.

Do të kërkohet edhe nga Kuvendi që të shtohen 220 milionë euro nga Eksim Banka që janë në dispozicion, por nuk mund të shfrytëzohen.

Sipas parashikimeve, kyçjet do të kushtojnë rreth 30 milionë euro, kurse në periudhën tjetër, do të fokusohet në rrugët pas tunelit që janë në gjerësi prej 8 milionë metër kub.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test