Tajani: Është e mundur hapja e qendrave të imigrantëve në Maqedoni dhe Shqipëri - Bota Sot
Tajani: Është e mundur hapja e qendrave të imigrantëve në Maqedoni dhe Shqipëri

Maqedonia

E shtunë, 22 shtator 2018

Tajani: Është e mundur hapja e qendrave të imigrantëve në Maqedoni dhe Shqipëri

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:30
Antonio Tajani

Para Samitit të BE-së, Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani paralajmëroi anëtarët që të mos ndjekin politikë egoistë të migrimit. Është e mundur që të pranohen qendra të imigrantëve në Ballkan, në Shqipëri dhe Maqedoni.

Fjalë me peshë të madhe nga kryetari i Parlamentit Evropian, Tajani në prag të Samitit të BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme. “Qasja për çështjen e imigrantëve nuk duhet të dërgojë në shkatërrimin e BE-së” tha ai në intervistën e sotme për grupin mediatik “Funke”. “Nëse secili shtet anëtar udhëhiqet vetëm nga interesat e saja, Bashkimi Evropian do të shpërbëhet”, thotë ai. Pas kësaj, ai i rikujton partnerët e grindur të koalicionit gjerman se migrimi nuk është “problem i pastër gjerman”, se në presion të madh janë Italia dhe Greqia. Tani nuk duhet të shkohet në zgjidhje kombëtare, na duhet strategji e përbashkët evropiane.

Tajani premton të forcojë urgjentisht Agjencinë Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve, “Frontex”, me 10.000 njerëz. “Përveç kësaj, ne kemi nevojë për qendra për azilkërkuesit jashtë BE-së,” thotë Tajani, me dy strehimore të mundshme refugjatësh në Ballkan, për shembull në Shqipëri ose në Maqedoninë Veriore, si dhe në tre qendra refugjatësh në Afrikë. Libia ka një rol kyç, ky shtet duhet të stabilizohet urgjentisht, thotë Tajani, i cili përmendi Nigerin, Tunizinë dhe Marokun si vende për kampet e ardhshme të refugjatëve. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test