Ekspertët: Marrëveshja, hap drejt bisedimeve me BE-në - Bota Sot
Ekspertët: Marrëveshja, hap drejt bisedimeve me BE-në

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Ekspertët: Marrëveshja, hap drejt bisedimeve me BE-në

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 16:38
Pritet që me 28-29 qershor me mbajtjen e Këshillit Evropian të marrim vendim nga Këshilli se Maqedonia mund t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian

Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit hap rrugën drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Megjithatë sipas ekspertëve të kësaj fushe nuk duhet anashkaluar edhe euro-skepticizmin e disa vendeve anëtare sa i përket zgjerimit të BE-së.

Është e pritshme që Maqedonia të marrë datën e fillimi të bisedimeve, por nëse analizojmë sipas qasjes të shteteve anëtare atëherë kemi rezerva.3.37 Unë jam optimist në këtë drejtim dhe nëse nuk do të ketë një datë të fillimi të bisedimeve tash për momentin, ajo datë do të jetë pas referendumit. Në të dyja rastet bisedimet do të fillojnë dhe do të gjendet një variant tjetër siç është fillimi I bisedimeve për anëtarësim por pa një datë konkrete – deklaroi Qashif Bakiu , analist.

Edhe Andreja Stojkovski nga Qendra për Strategji Evropiane në një intervistë për Radio Evropa e Lirë shprehet optimist për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Pritet që me 28-29 qershor me mbajtjen e Këshillit Evropian të marrim vendim nga Këshilli se Maqedonia mund t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian. Kjo mund të shoqërohet bashku me përcaktimin e datës për hapjen e bisedimeve ose për mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare, por mund të jetë edhe vetëm vendim për fillimin e negociatave, ndërsa përcaktimi i datës konkrete të vijë në ndonjë faze tjetër më vonë – u shpreh Andreja Stojkovski,Qendra për Strategji Evropiane .

Sipas ekspertëve marrëveshja e arritur me fqinjin jugor për çështjen e emrit, do të thotë zhvillim ekonomik për vendin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test