Emri, grekët protestojnë: Politikanët, tradhtarë

Maqedonia

Emri, grekët protestojnë: Politikanët, tradhtarë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:23
Protesta në Greqi

Mijëra grekë protestuan në Selanik kundër marrëveshjes dypalëshe që fqinji i tyre verior ndryshon emrin në "Republika e Maqedonisë Veriore".

"Politikanët tradhtarë", shkruante në parullat e rreth 4,000 protestuesve, raportoi një gazetar i AFP-së.

Disa demonstrues, kryesisht nga e djathta ekstreme, sulmuan zyrat lokale të partive të koalicionit qeverisës - Syriza dhe AN-EL Grekët e Pavarur.

Policia shpërndau protestuesit me gazlotsjellës. Përfaqësuesit e qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë, më 17 qershor kanë nënshkruar një marrëveshje historike për të ndryshuar emrin nga "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë" në "Maqedonia Veriore".    

Që nga shpallja e fqinjëve pavarësisë në vitin 1991, Greqia kundërshtoi faktin se vendi fqinj quhet Maqedoni, nga frika e pretendimeve të mundshme territoriale ndaj krahinës së saj kufitare.

Për këtë arsye, kryeministri grek Alexis Tsipras akuzohet nga ekstremistët për tradhti dhe në demonstratat e sotme në Selanik janë vendosur dhe "trekëmbësha".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat